Shqipëria në hartën e turizmit aventurier, 60 motoristë italianë vizitojnë Gjirokastrën

7 Qershor 2026 | 17:39

Gjirokastra po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të apasionuar pas motoçiklizmit dhe udhëtimeve aventuriere. Një grup prej 60 motoristësh nga Italia kanë vizituar së fundmi Shqipërinë, duke përshkuar disa nga zonat më të njohura turistike të vendit dhe duke ndaluar edhe në qytetin e gurtë.

Përgjatë turit të tyre, motoristët kanë eksploruar peizazhet natyrore, bregdetin, sitet arkeologjike dhe trashëgiminë kulturore, duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të veçantë për udhëtimet me motor.

“Është hera e parë për mua që vizitoj Gjirokastrën, ndërsa për herë të dytë ndodhem në Shqipëri. Zona që përshkuam sot me motorë së bashku me një grup miqsh ishte fantastike. Për ne motoçiklistët, të udhëtosh mes natyrës së vendit tuaj është vërtet diçka e veçantë”, thotë një prej tyre.

Për shumë prej pjesëmarrësve, ky ishte kontakti i parë me Shqipërinë, ndërsa mbresat nga natyra dhe mikpritja kanë qenë tepër pozitive.

“Ndodhem për herë të parë në Shqipëri. Është një vend i mrekullueshëm. Natyra këtu është shumë e bukur dhe jam shumë e kënaqur. Turi me motorë më pëlqeu jashtëzakonisht shumë”, thotë një motoriste.

Vizitorët italianë tregojnë se gjatë udhëtimit kanë pasur mundësinë të njohin nga afër disa prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të vendit.

“Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë së bashku me një grup motoristësh. Kam një ndjesi shumë të mirë për këtë udhëtim. Kemi përshkuar bregdetin, kemi vizituar sitet arkeologjike dhe këtë qytet të veçantë. Ka qenë me të vërtetë një eksperiencë shumë e bukur”, thotë një tjetër motorist.

Mbërritja e grupeve të organizuara me motorë është kthyer tashmë në një nga veçantitë e sezonit turistik në Gjirokastër. Përveç qytetit të gurtë, motoristët vizitojnë edhe zonat rurale, duke eksploruar peizazhet natyrore, monumentet e kulturës dhe atraksionet historike që ofron qarku i Gjirokastrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllet votimi. Pjesëmarrja 36.33 %, nis procesi i numërimit

Qytetarët e Kosovës kanë votuar këtë të diele në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat në rreth 18 muaj, pas dështimit të partive për të...
19:35 | 07/06/2026

Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve (FOTO)

Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, ku grupe të shumta shqiptare dhe të huaja parakaluan në rrugët kryesore të qytetit,...
18:50 | 07/06/2026

Plagoset 27-vjeçari në Vlorë, plumbi i hyn në këmbë dhe i del në anën tjetër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para, një i ri rreth 27...
18:40 | 07/06/2026