Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, duke akuzuar organizatorët dhe mbështetësit e saj për manipulim të opinionit publik dhe përdorim të çështjeve mjedisore për interesa të tjera.
Reagimi i Ramës erdhi pas tubimit të zhvilluar në Elbasan me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ku ai iu përgjigj kritikave dhe protestave të ditëve të fundit që kanë marrë hov kryesisht në rrjetet sociale.
Në një postim të gjatë, kreu i qeverisë vuri në shënjestër blogerë, influencerë dhe aktivistë që, sipas tij, po shfrytëzojnë protestat për të fituar vëmendje dhe ndjekës në platformat online.
“Kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë folloëersa e like mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është ‘Shqipëria e Re’, ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, ‘Shqipëria që nuk shitet’”, shkruan Rama.
Ai akuzoi gjithashtu pjesëmarrësit në protestë për gjuhë fyese dhe intolerancë ndaj mendimeve ndryshe, duke pretenduar se komentet e drejtuara ndaj socialistëve të mbledhur në Elbasan dëshmojnë se protesta ka humbur karakterin ambientalist që pretendon të përfaqësojë.
Sipas Ramës, kundërshtimi ndaj projekteve në Zvërnec dhe Sazan bazohet mbi “projekte imagjinare” dhe frikëra të pabazuara, ndërsa qeveria mbetet e vendosur për t’i çuar përpara investimet e planifikuara.
“Këto janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt”, shprehet ai.
Në fund të reagimit, Kryeministri dha një mesazh të qartë se projektet nuk do të tërhiqen pavarësisht kundërshtimeve.
“Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, por do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota”, deklaroi Rama.
Debati mbi zhvillimin e zonave të mbrojtura në jug të vendit ka sjellë përplasje të forta mes qeverisë dhe aktivistëve mjedisorë gjatë javëve të fundit, ndërsa kundërshtarët e projekteve kanë paralajmëruar vijimin e protestave kundër investimeve të planifikuara.
Rama reagon për blogerët protestues: Na tregojnë moral ata që s’deklarojnë të ardhurat
Elbasan, Rama: Shqipëria po përballet me ‘rezistencë’ ndaj zhvillimit, shikoni Malin e Zi
Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së
- 22:41 Si pritet të ndahen vendet në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve
- 22:34 Irani sulmoi Izraelin, reagon Donald Trump
- 22:22 Vetëvendosje shpall fitoren, merr më shumë se 280 mijë vota
- 22:19 Garda Revolucionare e Iranit: Operacioni ndaj Izraelit ishte paralajmërim
- 21:53 E rëndë në Maltë, mbytet anija me 60 emigrantë! 10 persona humbin jetën