Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka deklaruar në një konferencë për media se kjo parti, si subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, ka fituar rreth 42.166 vota në zonat ku jeton komuniteti serb.
Ai ka thënë se Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka marrë vota në zona ku nuk jeton komuniteti serb.
Ellek ka theksuar se, edhe këtë herë, është regjistruar “inxhinieri politike”, duke përmendur si shembull votat për Rashiqin në Gjakovë, Suharekë dhe Mitrovicë të Jugut.
“Lista Serbe fitoi të dhjetë vendet [e rezervuara për komunitetin serb] në zonat serbe… ne po marrim rezultate nga zonat shqiptare”, ka thënë ai.
Më herët, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë për mediat në Beograd se Rashiq i ka “marrë” një mandat kësaj partie me votat e shqiptarëve.
“Po vidhet sërish një mandat i popullit serb”, ka deklaruar Simiq.
Me rreth 98 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lista Serbe ka marrë rreth 40.000 vota ose 5.89 për qind, ndërsa partia e Rashiqit rreth 5.000 vota, përkatësisht 0.73 për qind.
Në zgjedhjet e dhjetorit 2025, Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një mandat i ka takuar partisë së Rashiqit./REL
Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon
- 22:56 Osmani pas rezultateve: Ky është veç hapi i parë i ringritjes së LDK-së