Delegacioni i BE në Tiranë: Toka është një botë e gjallë që kërkon kujdes të vazhdueshëm

10 Qershor 2026 | 12:55

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka publikuar këtë të mërkurë në rrjetet sociale një mesazh ndërgjegjësues mbi rëndësinë e tokës dhe mbrojtjen e saj.

Në postim theksohet se toka nuk është thjesht sipërfaqja mbi të cilën ecim, por një botë e gjallë nën këmbët tona, e mbushur me jetë, procese dhe ekuilibra të padukshëm që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme.

Sipas mesazhit, kur toka dëmtohet, pasojat prekin të gjitha fushat e jetës, nga prodhimi i ushqimit deri te ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja e qëndrueshme e shoqërisë.

“Kur ajo dëmtohet, gjithçka preket: nga ushqimi ynë deri te ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë”, thuhet në postim, duke theksuar se kujdesi për tokën nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

Delegacioni i BE-së nënvizon se mbrojtja e tokës është thelbësore për garantimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier

Në Fier është finalizuar operacioni policor i koduar “Stolen Gold”, gjatë të cilit u godit një skemë e dyshuar kriminale e trafikimit dhe tregtimit të...
14:03 | 13/06/2026

Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarë dhe simpatizantë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet mbi heqjen e sanksionimit ndaj tij dhe mundësinë për...
13:23 | 13/06/2026

Berisha: Protesta uragan i ndërgjegjes qytetare, nuk duhet të errësohet madhështia dhe misioni i saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të shtunë protestat e përditshme të qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Berisha u...
13:14 | 13/06/2026