Zhdukja e Eglant Koçit, dalin pamje të reja. Momenti kur Armand Shakaj largon motorin e 34-vjeçarit (VIDEO)
Pamje të reja janë publikuar lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit, Eglant Koçit më 6 qershor në zonën e 5 Majit. Në video shihet Armand Shakaj që largon motorin e Koçit dhe pas disa minutash kthehet në këmbë. Motori u gjet 2 ditë pas zhdukjes së 34-vjeçarit.
Të martën u publikua edhe fotografia e fundit e fiksuar nga kamerat e sigurisë e Koçit. Dyshimet e deritanishme të hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës lidhen me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në aparatin e tij celular. Kjo pistë po konsiderohet si një nga motivet kryesore që mund të ketë çuar në rrëmbimin e tij.
Sipas Policisë, si autor i dyshuar i rrëmbimit është Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse ai ka vepruar i vetëm apo me urdhër të personave të tjerë.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se mund ta ketë transportuar më pas 34-vjeçarin me automjet.
Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng i riu, si dhe në zona të tjera, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.
Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Eglant Koçi është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.
Pamje nga operacioni në Fresk, u sekuestruan 7 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 në pranga (VIDEO)
Pas paralajmërimit të Ramës për heqjen e ligjit te investimeve, reagon Jorida Tabaku: Duhej të ishte shfuqizuar prej vitesh
Zbulohen dy raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen tre persona në Durrës
- 15:49 Dhunë në Irlandën e Veriut, 2 policë të plagosur në protestat anti-emigracion
- 15:45 Lajm i rremë: Mbappé nuk ka akuzuar Macron për ngacmim seksual
- 15:41 Pamje nga operacioni në Fresk, u sekuestruan 7 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 në pranga (VIDEO)
- 15:30 INSTAT: Menaxherët mbeten më të paguarit, mbi 122 mijë lekë në muaj
- 15:26 Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik
- 15:19 Zakharova: Ideja e bashkimit të Moldavisë me Rumaninë është një “tallje me logjikën e shëndoshë”