“Non grata ka rënë”, Spahia: Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, jo vetëm për Berishën

11 Qershor 2026 | 21:23

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia tha në emisionin Now në Euronews Albania se non grata ndaj kreut të PD është hequr dhe ky është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, jo vetëm për Berishën.

Sipas tij, vendimi i sotëm është vetëm finalizim i asaj që ka nisur që me ardhjen e administratës Trump, që siç tha, e bëri të qartë që do të shfuqizonte vendimet politike të administratës Biden.

“Shpifje keqdashëse për të gjunjëzuar lidershipin e PD-së, por edhe opozitarizmin shqiptar. Sot është shkërmoqur, ka rënë. Ky është vetëm akti final i një nisme që ka nisur para zgjedhjeve të 11 majit, kur përfaqësues të administratës së re amerikane deklaronin që nuk donin më që marrëdhënia e SHBA-së me Shqipërinë të ndikohej nga vendime politike të administratës Biden.

Para zgjedhjeve të 11 majit ka pasur shprehje të qarta të kësaj kundër këtyre efekteve të politikës së administratës së shkuar. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për opozitën shqiptare. Nuk është një vendim që i intereson vetëm Sali Berishës. Është lajm i mirë për opozitën dhe Shqipërinë në tërësi, sepse po shkon në vend një padrejtësi e madhe që është bërë ndaj opozitës shqiptare”, tha Spahia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion

Juristi Ylli Manjani bëri një sqarim në emisionin “Now” në Euronews Albania lidhur me komentet e tij për protestën që po zhvillohet në Tiranë prej...
22:33 | 11/06/2026

Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se aktiviteti që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk...
22:30 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026