Gazetari tregon elementët: Pse deklarata e DASH për Berishën është më shumë se një çështje vize
Gazetari Bledian Koka e konsideroi si një zhvillim me rëndësi të veçantë deklaratën e ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Euronews lidhur me statusin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Koka tha se reagimi zyrtar konfirmon se janë dhënë lehtësime ndaj përcaktimit të mëparshëm të Berishës, pasi kjo i shërben interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, ky qëndrim është po aq i rëndësishëm sa informacionet që qarkulluan gjatë ditës dhe nuk mund të konsiderohet thjesht një çështje procedurale.
Sipas gazetarit, debati nuk lidhet me mundësinë e udhëtimit të Berishës drejt SHBA-së, pasi kjo çështje sipas tij ishte sqaruar që në maj të vitit 2025. Koka kujtoi se një gazetar amerikan kishte marrë atëherë një përgjigje nga Departamenti i Shtetit, ku sqarohej se në mënyrë rutinore jepen përjashtime dhe lehtësime për persona të përcaktuar më parë, kur këto janë në përputhje me interesat kombëtare amerikane. Për këtë arsye, ai vlerësoi se zhvillimi i fundit shkon përtej aspektit të vizës.
“Deklarata që ka ardhur për Euronews është po aq e rëndësishme për informimin e opinionit publik sa edhe informacioni që doli gjatë ditës së sotme. Ka një reagim zyrtar dhe kjo është e rëndësishme të theksohet. Nuk bëhet fjalë thjesht për një çështje vize, sepse mundësia e zotit Berisha për të udhëtuar drejt SHBA-së ishte sqaruar që në maj të vitit 2025. Sot po kuptojmë se kemi të bëjmë me diçka më shumë se kaq. Përgjigjja e Departamentit të Shtetit për Euronews ka një element surprizë, sepse në të thuhet se këto lehtësime janë dhënë pasi i shërbejnë interesave kombëtare të SHBA-së. Kjo tregon se statusi është rishikuar dhe se kemi një rivendosje të raporteve institucionale mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë do të thotë kjo? Me shumë gjasa do të thotë se zoti Berisha mund të ketë një vizitë në SHBA. Nuk besoj se shëndeti i zotit Berisha është interes kombëtar i SHBA-së, ndaj mendoj se mesazhi i kësaj deklarate duhet lexuar në një plan më të gjerë politik”, tha Koka.
Sipas tij, përfshirja në përgjigje e argumentit se këto lehtësime i shërbejnë interesit kombëtar amerikan tregon se statusi i Berishës është rishikuar në një kontekst më të gjerë politik.
Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së
Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
Operacioni për sulmin ndaj Konsullatës Amerikane përfundon me vrasjen e një polici në Toronto
- 22:33 “Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion
- 22:30 Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së
- 22:05 Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
- 21:59 Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës
- 21:23 “Non grata ka rënë”, Spahia: Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, jo vetëm për Berishën
- 21:07 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)