“Nuk dua të keqkuptohem”, Manjani bën sqarimin: Protestën nuk e quajta revolucion
Juristi Ylli Manjani bëri një sqarim në emisionin “Now” në Euronews Albania lidhur me komentet e tij për protestën që po zhvillohet në Tiranë prej 12 ditësh, duke theksuar se nuk e ka cilësuar atë si revolucion.
Manjani tha se protesta mund të konsiderohet pjesë e një procesi që lidhet me atë që quhet revolucion, por nënvizoi se ai e kundërshton revolucionin si ide politike.
“Dua të sqaroj një gjë, sepse mund të keqinterpretohet edhe jashtë studios. Unë nuk e quajta protestën revolucion, është pjesë e asaj që quhet revolucion. Revolucionin si ide politike unë e refuzoj, protestat hyjnë e dalin”, u shpreh ai.
Sipas Manjanit, përdorimi i termit “revolucion” nga partitë politike e bën atë të distancohet nga mesazhi që përcillet.
“Nëse një parti politike dhe fillimi i kësaj proteste nis me fjalët ‘revolucion’, unë ndaloj së dëgjuari”, deklaroi juristi.
Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës
Gazetari tregon elementët: Pse deklarata e DASH për Berishën është më shumë se një çështje vize
- 00:16 Dita e 12 e protestës mbyllet në Sheshin Skënderbej me himnin kombëtar
- 22:59 Dita e 12-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
- 22:58 Meksika fiton ndeshjen e parë të botërorit ndaj Afrikës së Jugut
- 22:05 Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje
- 21:59 Manjani flet për protestën: Vendimi i DASH për Berishën është në favor të Ramës
- 21:43 Gazetari tregon elementët: Pse deklarata e DASH për Berishën është më shumë se një çështje vize