35-vjetori i PS, Rama: Mision, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e Europës së Bashkuar

12 Qershor 2026 | 08:42

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një postimi në “Facebook” në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste ka uruar çdo anëtar të PS duke e cilësuar si një familje të madhe politike

Ai shtoi se se misioni historik i PS është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Edi Rama.

Partia Socialiste këtë të premte feston 35-vjetorin e krijimit të partisë ku do të zhvillohet një  takim në sheshin “Italia” në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentohet të grabitet banka në Tiranë, arrestohet autori me pistoletë lodër

Një person ka tentuar të grabisë një bankë në Tiranë duke përdorur një pistoletë lodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës. Shërbimet e policisë...
09:52 | 12/06/2026

Berisha reagon për vendimin e DASH: U korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e DASH. Berisha theksoi se...
09:45 | 12/06/2026

SPAK operacion për trafik droge dhe pastrim parash. Masa arresti për disa biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion të gjerë për ekzekutimin e...
09:39 | 12/06/2026