Berisha reagon për vendimin e DASH: U korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e DASH. Berisha theksoi se Departamenti Amerikan i Shtetit pas rishqyrtimit ka vendosur që ai dhe familja e tij të kenë mundësi të udhëtojnë në SHBA.
Sipas tij të enjten u korrigua vendimi i padrejtë i marrë nga administrate e kaluar amerikane teksa falenderoi presidentin amerikan, Donald Trump.
“Të dashur miq, Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.
Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.
Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.
Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike. Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë’, shkruan Berisha.
PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë me pistoletë lodër dhe tenton ta grabisë (EMRI)
Tentohet të grabitet banka në Tiranë, arrestohet autori me pistoletë lodër
SPAK operacion për trafik droge dhe pastrim parash. Masa arresti për disa biznesmenë
- 11:06 Alarm për sigurinë në aeroportin e Hamburgut, evakuohet me urgjencë pasagjerët
- 10:56 Pekini pretendon se breshkat dhe peshqit ‘spiunë’ po përdoren për të monitoruar ujërat kineze
- 10:55 Dan Jarvis emërohet sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani pas dorëheqjes së John Healy
- 10:54 PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë me pistoletë lodër dhe tenton ta grabisë (EMRI)
- 10:50 Armë, para dhe vula me stemë të Serbisë, arrestohen dy persona në Kosovë
- 10:44 27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Kurti homazhe në Prekaz: Kyeqytet i kryengritjes së popullit shqiptar