27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Kurti homazhe në Prekaz: Kyeqytet i kryengritjes së popullit shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka bërë homazhe në Prekaz në kuadër të 27-vjetorit të Çlirimit. Kurti ishte i shoqëruar edhe nga disa ministra teksa pas homazhe u shpreh para gazetarëve se Prekazi është kryeqytet i kryengritjes bashkëkohore i popullit shqiptar.
Kurti shtoi se ata luftuan dhe u sakrifikuan për lirinë e popullit tonë për bashkim, për shtet dhe për pavarësi.
“Beteja epike e Jasharëve, e bacës Shaban me djemtë e tij Hamzën e Ademin, me gratë e tyre Zahiden, Zarifen, Feriden dhe Adilen e gjithë të tjerët që nuk u nënshtruan për asnjë moment është sot në thelb të historisë së popullit tonë dhe atë jo vetëm si Kosovë, e si Republikë demokratike por njëkohësisht edhe si komb shqiptarë në kuptimin e shqiptarëve kudo që ata janë, e në kuptimin e shtrirjes përtej së tashmes nga e kaluara e lashtë e deri në të ardhmen siç thotë edhe himni kombëtarë “Ne do të rrojmë”, tha Kurti.
“Lavdi Jasharëve dhe gjithë dëshmorëve të kombit, gëzuar dita e çlirimit”, shtoi ai.
Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes