Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

12 Qershor 2026 | 11:41

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve për çështjen e Zvërnecit. Vendimi i datës 10 qershor lidhet me sekuestrimet e mbi 128 mln eurove në llogarine e noteres, Amela Mukaj që janë përdorur në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.

Sipas SPAK, paratë do të kalonin për kontrata me personat që kanë në pronësi tokat: Artur Shehaj, F.S dhe B.S. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për çështjen e njohur si dosja e Zvërnecit.

“Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj, person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK”, thuhet në vendim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur të premten në aksin rrugor Pogradec – Qukës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Golik....
14:01 | 12/06/2026

Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë...
13:58 | 12/06/2026

Kishte kultivuar 300 bimë narkotike në pyll dhe i ruante me armë, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas nga Tirana, i...
13:37 | 12/06/2026