Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë
Janë zbuluar këtë të premte tre apartamente ku ushtrohej veprimtari e paligjshme e ushtrimit të prostitucionit.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë tre shtetase nga Kina dhe Vietnami, të cilat kishin marrë shtëpi me qira në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën penale të prostitucionit.
Në pranga kanë rënë Kuifang SHAO, 39 vjeçe, Wufeng Gong, 42 vjeçe dhe Thi Ngoc Linh Vo, 43 vjeçe.
“Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për rastet u arrestuan:
-shtetaset kineze, K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion;
-shtetasja vietnameze, T. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.
Në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës
Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje
Kishte kultivuar 300 bimë narkotike në pyll dhe i ruante me armë, arrestohet 43-vjeçari
- 14:08 Hezbollahu: Çdo marrëveshje SHBA-Iran do të përfshijë Libanin
- 14:01 Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës
- 13:58 Skandal në burgun e Peqinit! Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia si hotel me 7 yje
- 13:54 Skena apokaliptike në Illinois, tornadoja shkatërruese merr para gjithçka (VIDEO)
- 13:40 Ish-lojtari dhe trajneri i Watford, Kenny Jackett ndërron jetë në moshën 64-vjeçare
- 13:37 Kishte kultivuar 300 bimë narkotike në pyll dhe i ruante me armë, arrestohet 43-vjeçari