35-vjetori i PS dhe protesta, policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen që nga ora 16:00

12 Qershor 2026 | 13:06

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të dy aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen dhe mbrëmjen e sotme në Tiranë, protesta e 13-të në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aktiviteti i organizuar për 35-vjetorin e PS në sheshin “Italia”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Rrugët ku ndalohet qarkullimi i automjeteve:

“Papa Gjon Pali II”

“Dervish Hima”

“Faik Konica”

“Lek Dukagjini”

“Gjergj Filipi”

“Hasim Zeneli”

“Themistokli Gërmenji”

“Ibrahim Rugova” (nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”)

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim, të përdorin rrugë alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të policisë në terren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë detaje të reja lidhur me pamjet luksoze nga qelia...
14:33 | 12/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një inspektim në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO),...
14:15 | 12/06/2026

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur të premten në aksin rrugor Pogradec – Qukës, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Golik....
14:01 | 12/06/2026