Kishte kultivuar 300 bimë narkotike në pyll dhe i ruante me armë, arrestohet 43-vjeçari
Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas nga Tirana, i cili kultivonte bimë narkotike në fshatin Guri i Zi dhe i ruante ato i armatosur, kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Në një zonë të pyllëzuar të fshatit Guri i Zi, Bashkia Dibër, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me armë zjarri (pushkë), në ambientin ku kishte kultivuar 300 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Arma e zjarrit (pushkë), së bashku me 6 fishekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të bimëve të dyshuara narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., me detyrë kryetar i fshatit Guri i Zi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO
Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Qukës
- 14:46 Tre marinarë indianë humbën jetën, India thërret diplomatin e lartë amerikan pas sulmeve pranë Hormuzit
- 14:39 Sllovenia heq kontrollet në kufirin e brendshëm të Shengenit me Kroacinë dhe Hungarinë
- 14:34 NYT: Trump planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa
- 14:33 Artan Hoxha zbulon të dënuarin në qelinë e luksit
- 14:15 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita inspekton masat e sigurisë në GJKKO
- 14:14 Me vlerë gati 55 milionë euro, sekuestrohen një ton drogë në kufirin Turqi-Greqi