Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat në Kosovë, vazhdon numërimi i votave me postë

13 Qershor 2026 | 21:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha 38 komunat e Kosovës, duke përfshirë gjithsej 2,498 vendvotime.

Tashmë, procesi po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku mbeten për t’u numëruar votat nga diaspora me postë, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Tutje, KQZ ka bërë të ditur se numërimi i votave me postë ka nisur më 12 qershor dhe pritet të zgjasë disa ditë, ndërsa janë tërhequr mbi 85,700 pako me fletëvotime nga 23 kutitë postare.

Nga 23 kutitë postare të KQZ-së të hapura për këtë lloj votimi, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, pjesa më e madhe e të cilave, deri më tani, janë vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së dhe janë të gatshme për t’u numëruar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Duhet bërë bashkëpunim me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte ka folur për procesin e numërimit të votive si dhe formimin e institucioneve të reja. Kurti para...
11:28 | 12/06/2026

Numërohen 30% e votave për kandidatë, Albin Kurti kryeson me 60 mijë vota

Edhe këtë të martë ka vijuar në qendrat komunale të numërimit procesi i numërimit të votave për kandidatët e zgjedhjeve të 7 qershorit, si dhe...
18:00 | 09/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një intervistë për CNN lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare teksa theksoi se mesazhi i qytetarëve ishte i...
14:54 | 09/06/2026