Zgjedhjet në Kosovë, Osmani: Mesazhi i qytetarëve ishte i qartë, duhet lexuar siç duhet nga forcat politike

9 Qershor 2026 | 14:54

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një intervistë për CNN lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare teksa theksoi se mesazhi i qytetarëve ishte i qartë dhe se ata duan kompromis mes palëve.

Sipas saj nuk ka vend për politikë të llojit “one man show”. Ajo shtoi se shpreson që mesazhi i qytetarëve të lexohet në mënyrën e duhur nga të gjithë forcat politike.

Osmani theksoi ndër të tjera se kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për ta zgjedhur presidentin, por edhe për ta zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit.

“Mendoj se zëri i qytetarëve këtë herë është edhe më i qartë se ata duan kompromis mes forcave politike dhe s’ka vend për një politikë të llojit “one man show”. Se ndërsa vendet e tjera në rajon mund të zgjedhin atë lloj rruge ku dikush kontrollon gjithçka, Kosova gjithmonë ka qenë një model për demokracinë kur sa herë forcat politike janë bashkuar mbi çështjet e interesit kombëtar, kanë punuar së bashku, gjithmonë ka pasur zgjidhje që kanë sjellë përfitime për vendin tonë, brenda vendit por edhe ndërkombëtarisht.

Prandaj shpresoj që ky mesazh i qytetarëve të lexohet në mënyrën e duhur nga të gjithë forcat politike. Sigurisht që nga ana jonë do të lexohet në mënyrën e duhur. Dhe çdo përpjekje nga ana jonë do të fokusohet në gjetjen e kompromisit dhe krijimin e institucioneve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me disa vendime shumë të rëndësishme për interesin e vendit. Në këtë pikë, kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për ta zgjedhur presidentin, por edhe për ta zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit.

Pra për të tre institucionet, do të na duhet një kompromis i ri. S’mendoj se kompromisi duhet të shihet si një fjalë e keqe, ose diçka negative. Përkundrazi, kompromisi është vlera më e mirë që mund ta kesh në politikë. Pra, të gjithë do të duhet të punojnë me njëri-tjetrin. Dhe ne jemi gati t’i japim vendit tonë pikërisht këtë”, tha ndër të tjera ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026