Këlliçi: Kjo protestë do ketë nevojë për t’u studiuar për mënyrën si u ndërtua

13 Qershor 2026 | 21:51

Pedagogu Klejd Këlliçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me ditën e 14-të te protestës së qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ai theksoi se kalimi i protestës nga ambientaliste në kërkesat për rrëzimin e qeverisë është një fenomen që duhet studiuar.

“Kam përshtypjen që është një fenomen shumë specifik shqiptar, një lloj rregulli në kaos. Nuk ka një lëvizje të ngjashme për momentin që më vjen në mend që të artikulohet në kaq shumë ditë pa ndonjë program në fund, të qartë ose pa ndonjë qëllim shumë specifik.

Kalimi nga kërkesa, po të thuash, ambientaliste në kërkesa maksimale për rrëzimin e qeverisë. Mospasja e asnjë figure reference të rëndësishme, të re a të vjetër, nuk ka shumë rëndësi.

E kjo e bën shumë interesante edhe si fenomen për t’u studiuar më vonë. Do të jetë, jua garantoj, të paktën një objekt studimi në dy-tre vitet e ardhshme në fushën e lëvizjeve shoqërore edhe të këtyre fenomeneve të protestës. Kam përshtypje”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 14-të e protestës. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec. Qytetarët të...
22:59 | 13/06/2026

Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e...
22:31 | 13/06/2026

“Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur

Analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe drejtimin politik të protestës në Tiranë , duke shprehur rezerva ndaj gjuhës së përdorur...
22:16 | 13/06/2026