Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë 

14 Qershor 2026 | 21:38

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Methonit, në jugperëndim të Greqisë.Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve sizmologjike greke, lëkundjet janë ndjerë në disa zona të rajonit të Mesenisë, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.

Tërmeti vjen vetëm pak ditë pasi Greqia u përfshi nga një seri lëkundjesh sizmike në rajone të ndryshme të vendit. Javën e kaluar, disa tërmete me magnitudë mbi 5 ballë u regjistruan në zonën e Evias, duke u ndjerë edhe në Athinë dhe duke mbajtur në alarm autoritetet greke. Ekspertët kanë bërë të ditur se po monitorojnë nga afër aktivitetin sizmik në vend, i cili konsiderohet një nga zonat më aktive sizmike në Europë.

Greqia ndodhet në një nga rajonet më të ekspozuara ndaj tërmeteve në Mesdhe, për shkak të pozicionit të saj në kufirin e pllakave tektonike. Për këtë arsye, lëkundje të tilla regjistrohen shpesh, megjithëse shumica e tyre nuk shkaktojnë pasoja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se planifikon të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit brenda tre deri në katër muajve të...
15:09 | 14/06/2026

Përmbyllet numërimi në të gjitha komunat në Kosovë, vazhdon numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në të gjitha 38 komunat e Kosovës,...
21:36 | 13/06/2026

Maqedonia e Veriut rekruton ish-policë dhe ushtarakë për përballimin e zjarreve në sezonin veror

Maqedonia e Veriut ka nisur përgatitjet për sezonin veror të zjarreve, duke aktivizuar një plan të posaçëm për angazhimin e ish-pjesëtarëve të Policisë, Armatës dhe...
16:58 | 12/06/2026