Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë
Gazetari Eni Ferhati ka folur për Review me moderatoren Greta Topjana këtë të diel lidhur me protestën që po zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë. Ferhati dha detaje nga protesta dhe bëri një analizë të shkurtër të zhvillimit të saj, duke qenë se ka qenë edhe një nga reporterët që e ka ndjekur nga afër në terren.
“Ka frymë goxha, ka shumë adrenalinë në protestë, ka shumë energji, ka shumë rini, ka shumë qytetari që e bëjnë një ngjarje shumë të madhe. Me aq sa unë kam ndjekur, e bëjnë më të rëndësishme si protesta më e madhe në kohën postdemokratike të Shqipërisë. Pyetja që unë shtroj është se ku do të arrihet dhe çfarë do të arrihet, kush janë synimet dhe a do të kemi objektiva politikë apo do të kemi një lloj manifestimi që shumë mirë shërben për t’i dhënë një mesazh klasës politike. Nuk e kam fjalën vetëm për mazhorancën, por edhe opozitën. Të dyja kanë përgjegjësi. Sepse ajo që bie në sy në protestë është që nuk janë vetëm kundër mazhorancës, por edhe opozitës. Nga ana tjetër, më bën përshtypje fakti që nga opozita përpiqen ta shfrytëzojnë këtë protestë, e cila është e shumtë në numër, në kreativitet, dhe besoj se do të shohim se ku do të arrihet.” – tha Ferhati.
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
Pedagogia Skenderi: Për kë “hiena” e ka fjalën Kryeministri
Avenir Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 22:32 Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
- 21:38 Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë
- 21:32 Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
- 20:49 FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë
- 20:40 “Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
- 20:16 Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit