UNESCO: Studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë drejt universiteteve jashtë vendit

15 Qershor 2026 | 17:25

Të rinjtë shqiptarë po zgjedhin gjithnjë e më shumë universitetet jashtë vendit, duke e kthyer Shqipërinë në një nga vendet me ritmin më të lartë lëvizshmërisë studentore studentor në rajon.

Një raport i UNESCO-s thekson se ky fenomen po ndikohet nga disa faktorë kryesorë, përfshirë emigracionin afatgjatë, rënien e numrit të të rinjve dhe kërkimin për mundësi më të mira profesionale jashtë vendit.

Sipas raportit, arsimi i lartë në Shqipëri ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë dy dekadave të fundit. Në vitin 2003, vetëm 16% e të rinjve ishin të regjistruar në universitet, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër është rritur në rreth 82%, duke reflektuar një zgjerim të ndjeshëm të aksesit në arsim.

Megjithatë, paralelisht me rritjen e pjesëmarrjes në arsimin e lartë brenda vendit, është shtuar edhe prirja për studime jashtë Shqipërisë. UNESCO vëren se emigracioni i nisur që në fillim të viteve ’90 vijon të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë prirje, duke u reflektuar edhe te brezat e rinj.

Megjithatë, në raport thuhet se largimi i studentëve nuk është domosdoshmërisht negativ, pasi sjell përfitime në formimin profesional dhe akademik të të rinjve. Por sfidë mbetet kthimi i tyre dhe integrimi në tregun vendas të punës, në mënyrë që njohuritë dhe aftësitë e fituara jashtë vendit të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Raporti ngre shqetësimin se tkurrja e popullsisë në moshë universitare dhe emigrimi i të rinjve mund të ndikojnë në të ardhmen e universiteteve shqiptare.

Me më pak studentë çdo vit dhe me ekonominë që kërkon profesionistë të kualifikuar, Shqipëria përballet me sfidën për të mbajtur talentet brenda vendit ose për të krijuar kushtet që ata të rikthehen pas përfundimit të studimeve jashtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thirrje të forta në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Berishës

Kërkesa për dorëheqje të qeverisë dhe thirrjet kundër klasës politike janë përsëritur edhe gjatë ditës së 16-të të protestës përpara Kryeministrisë në Tiranë ndërsa u...
20:02 | 15/06/2026

Aksident në Gjirin e Ksamilit, mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë! Shënohet një viktimë

Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të...
19:55 | 15/06/2026

Marta Kos: Shqipëria ka siguruar BE-në se projekti 1.4 miliardë euro do të përmbushë standardet mjedisore

Shqipëria ka premtuar se një projekt me vlerë rreth 1.4 miliardë euro, i lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të përmbushë...
19:46 | 15/06/2026