Zjarr në një apartament në Vlorë, pasi disa orësh forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët (VIDEO)

16 Qershor 2026 | 08:05

Një zjarr ka rënë në katin e nëntë të një pallati në zonën e Lungomares, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, apartamenti është në pronësi të shtetasit italian, Davide Dondi.

Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë person, duke shmangur kështu rrezikun për humbje në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.

Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në apartament. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete të shërbimit zjarrfikës (MZSH), të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në hyrje të Gjirokastrës, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Tre automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Ish...
08:19 | 16/06/2026

“Neomalsorja e ka fikur telefonin”, Bido flet për largimin e deputetes së PS nga grupi

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur...
22:28 | 15/06/2026

Paralajmërimi i analistit Hoxha: Mazhoranca të reflektojë, ndryshe protesta do ndizet

Analisti, Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën në Tiranë. Ai...
22:13 | 15/06/2026