Seanca në themel për gjyqin e Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm, refuzon qëndrimin në kafaz
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur këtë të martë seanca e radhës e gjykimit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për të pandehurit e tjerë në dosje që kanë zgjedhur të gjykohen me procedurë të zakonshme.
Veliaj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Përmes një deklarate të paraqitur në gjykatë, ai ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancat ndaj tij deri në momentin kur t’i vihen në dispozicion në ambientet e paraburgimit të gjithë fashikujt e dosjes, përfshirë edhe provat elektronike.
Po ashtu, kryebashkiaku ka kundërshtuar qëndrimin në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore, duke kërkuar që t’i lejohet të qëndrojë i ulur pranë mbrojtësit të tij ligjor.
Gjatë seancës, avokati Plarent Ndreca kërkoi që klientit të tij t’i garantohet e drejta për t’u njohur me të gjitha aktet e dosjes.
“Duhet t’i garantohet zotit Veliaj njohja me aktet, sepse edhe unë e kam të pamundur të vijoj mbrojtjen në një kohë kur klienti im nuk është njohur me materialet e dosjes për t’u konsultuar me të”, u shpreh Ndreca para trupit gjykues.
“Bëhet fjalë për akte të veçanta për të pandehur të veçantë të cilat nuk pengojnë të pandehurin të bëj mbrojtjen. Nuk shoh arsye pse të shtyhet seanca në këto kushte”, mësohet të jetë shprehur prokurori Ols Dado.
Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi vijimin e seancës në mungesë të Veliajt dhe përfaqësimin e tij nga mbrojtësi Plarent Ndreca.
“Aktet në fjalë nuk janë të tilla që të pengojnë vijimin e seancës”, u shpreh gjyqtarja.
Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
- 12:36 Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin
- 12:17 Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe
- 12:15 Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë
- 12:13 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
- 12:06 Trafikuan 4.3 ton drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona
- 12:05 Nafta bie sërish, Brent nën 82 dollarë në pritje të kushteve të marrëveshjes Uashington-Teheran