Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

16 Qershor 2026 | 10:15

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët në vijim.

Porja tha se java ka nisur me temperatura tipike të qershorit, ku maksimumet kanë arritur në rreth 33°C, ndërsa sot pritet një rritje e lehtë deri në 34°C ndërsa sipas saj nga mesi i javës, kushtet atmosferike do të ndryshojnë ndjeshëm, me rritje progresive të temperaturave në të gjithë territorin.

Ajo theksoi se kulmi i temperaturave pritet në fundjavë, ku sipas saj e diela mund të arrijë deri në 39°C, ndërsa do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe pa reshje, përfshirë edhe Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ku gjithashtu priten temperatura të larta deri në 33–35°C.

“Java ka nisur me temperatura tipike të qershorit, ku maksimumet e djeshme kanë arritur në 33°C, ndërsa sot pritet të shkojnë deri në 34°C. Në ditët në vijim parashikohet një rritje graduale e temperaturave, duke bërë që moti të bëhet gjithnjë e më i nxehtë në të gjithë territorin. Nga dita e enjte pritet rikthim i masave ajrore me origjinë nga Afrika, të cilat do të sjellin rritje të mëtejshme të temperaturave, me 36°C të enjten dhe rreth 37°C në ditët pasuese. Kulmi i të nxehtit parashikohet në fundjavë, ku e diela pritet të jetë dita më e nxehtë, me maksimum deri në 39°C, duke shënuar një nga vlerat më të larta të kësaj vere deri më tani. I nxehti pritet të vijojë deri në mesin e javës së ardhshme. Sa i përket kushteve atmosferike, sot mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar dhe afatshkurtër, ndërsa nga e enjtja e në vijim moti do të jetë kryesisht me diell. Në vijën bregdetare nuk parashikohen reshje dhe do të mbizotërojë mot i kthjellët. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta dhe pa reshje, përjashtuar ndonjë rrebesh të izoluar nesër pasdite. Në Kosovë temperaturat pritet të arrijnë deri në 33°C, me fundjavën si periudha më e nxehtë, ndërsa në Shkup maksimumet mund të shkojnë deri në 35°C. Në Shqipëri, zonat më të nxehta do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Tirana, ku temperaturat do të kulmojnë të dielën”, tha Porja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026