Nesër festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Aviacioni Civil kufizon përkohësisht hapësirën ajrore pranë Pallatit të Kongreseve

16 Qershor 2026 | 13:36

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Ky njoftim vjen në kuadër të masave të sigurisë për aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e festimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kufizimi do të jetë në fuqi më 17 qershor, nga ora 18:00 deri në 21:00, periudhë gjatë së cilës nuk do të lejohet operimi i dronëve brenda perimetrit të përcaktuar.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se, në kuadër të aktiviteteve për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të sigurisë dhe në bashkëpunim me Albcontrol, do të vendoset një kufizim i përkohshëm i fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve.

Kufizimi do të jetë në fuqi më datë 17 qershor 2026, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (ora lokale), në një lartësi deri në 120 metra mbi nivelin e detit me nje rreze 150m nga qendra e Pallatit te Kongreseve, dhe do të publikohet nëpërmjet NOTAM përkatës.

Për këtë periudhë kohore, operimi i mjeteve ajrore pa pilot (dronë) në zonën e kufizuar nuk do të lejohet.

Duke marrë në konsideratë se disa media mund të planifikojnë përdorimin e dronëve për mbulimin mediatik të aktivitetit, ju lutemi të merrni masat e nevojshme për të shmangur planifikimin ose kryerjen e fluturimeve gjatë periudhës së kufizimit.

Për çdo sqarim të mëtejshëm, mbetemi në dispozicionin tuaj.

Me respekt,

Autoriteti i Aviacionit Civil

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion të ri kundër call center-ave mashtrues, në bashkëpunim me autoritetet austriake....
16:05 | 16/06/2026

“Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit”, Hita viziton efektivin e plagosur në Maliq në Spitalin e Traumës

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi këtë të martë në Spitalin Universitar të Traumës efektivin Edison Adri, i cili...
15:56 | 16/06/2026

Braho: SPAK vijon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka dalë me një reagim lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila...
15:51 | 16/06/2026