Historia e pazakontë e mbrojtësit që ndaloi Spanjën, ftesën e mori në LinkedIn
Ndeshja Spanjë–Kepi i Gjelbër ka hyrë tashmë në historinë e futbollit, jo vetëm për rezultatin, por edhe për rrjedhën dhe historitë që solli në fushë.
Takimi përfundoi 0–0, me kampionët në fuqi të Evropës dhe një nga favoritët e Kupës së Botës që nuk arritën të gjenin rrugën e golit ndaj një kombëtareje modeste nga një arkipelag me rreth gjysmë milioni banorë.
Ndeshja solli në vëmendje edhe mbrojtësin e Kepit të Gjelbër, Roberto “Pico” Lopes, një emër i panjohur për shumë tifozë, por që u bë një nga protagonistët e sfidës historike.
Lopes, që aktivizohet me Shamrock Rovers në Irlandë, ka një histori të veçantë. I lindur në Irlandë nga një nënë irlandeze dhe një baba nga Kepi i Gjelbër, ai u thirr në kombëtare në një mënyrë aspak të zakonshme për futbollin ndërkombëtar — përmes LinkedIn.
Fillimisht, mesazhin e parë të federatës e kishte injoruar, duke e menduar si spam, por një kontakt i dytë nga trajneri i përfaqësueses në anglisht e bindi se oferta ishte reale. Në vitin 2019 ai bëri debutimin e tij me Kepin e Gjelbër në një miqësore ndaj Togos.
Në ndeshjen e djeshme, ai ishte pjesë e një performance mbrojtëse të disiplinuar, ku Kepi i Gjelbër arriti të rezistojë ndaj presionit të vazhdueshëm të Spanjës, duke regjistruar një ndeshje me vetëm një faull të akorduar — një rekord historik në Kupën e Botës.
Kepi i Gjelbër është një nga surprizat e turneut, pasi u kualifikua për herë të parë në Botëror duke mbyllur grupin kualifikues me 23 pikë dhe duke lënë pas Kamerunin.
Sot, kombëtarja ishullore përfaqësohet nga lojtarë të shpërndarë në ligat e Evropës, SHBA-së, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, duke ndërtuar një ekip që po shkruan një nga historitë më të veçanta të turneut.
SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
U arrestua në Borsh, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Moisi Habilajn
Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, rritet mbikëqyrja për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë
- 16:13 Intervista e Ramës për revistën ndërkombëtare: Ja kur është e bukur ta jap dorëheqjen
- 16:10 Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje
- 16:05 Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake
- 16:05 Harris sulmon Trumpin: Nisi një luftë që amerikanët nuk e donin, marrëveshja me Iranin është thjesht “koncept”
- 16:01 Starmer: Samiti Mbretëri e Bashkuar-BE do të mbahet më 22 korrik
- 15:57 Irani ekzekuton dy udhëheqësit e protestave