Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania

17 Qershor 2026 | 11:56

Pas mesazhit të ish-deputetes së Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, për kërcënim nga Bajrat e Shkodrës, Euronews Albania iu drejtua institucioneve ligjzbatuese për të marrë informacion zyrtar mbi rastin.

Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës, të pyetura nga Euronews Albania, kanë bërë të ditur se deri në këtë moment nuk rezulton të jetë depozituar asnjë denoncim nga Koçeku apo familjarë të saj lidhur me pretendimet për kërcënim.

Ndërkohë, Euronews Albania i është drejtuar edhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të mësuar nëse ish-deputetja e PS ka paraqitur kallëzim pranë këtij institucioni, apo nëse janë iniciuar ose pritet të nisin hetime kryesisht, për shkak të natyrës së subjektit të përfolur, që mund të përfshihet në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe policia

Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në afërsi vendgrumbullimit të mbetjeve pranë zonës së Inceneratorit të Elbasanit, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe...
13:57 | 17/06/2026

Balla: PE miraton me 483 vota pro Rezolutën për Shqipërinë, vlerësim i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Europian të Rezolutës vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro. Përmes...
13:47 | 17/06/2026

Policia procedon 16 protestues, 2 në kërkim: U futën në ‘fun zone’ te Sheshi ‘Skënderbej’ dhe penguan qarkullimin

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 protestues dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të...
13:35 | 17/06/2026