“Presion dhe ekstremizëm”, Rama reagon sërish për protestën: Vendin e argumenteve e zënë britmat
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish të mërkurën lidhur me protestën e zhvilluar për të 17 ditë me radhë Tiranë.
Në një postim në faqen e vet në Facebook ku ka ndarë një pamje nga protesta e një dite më parë në sheshin Skënderbej, Rama e përshkruan atë si një formë presioni ku, “ekstremizmi kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”.
Postimi i plotë i Ramës
Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Lukunizmi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit.
Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot kur e ku munden, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.
Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.
Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime e bllokime rrugësh automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin.
Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve.
“Shqetësim polarizimi politik dhe diskursi konfrontues”, PE miraton rezolutën për Shqipërinë
Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare
Balla: PE miraton me 483 vota pro Rezolutën për Shqipërinë, vlerësim i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së
- 14:51 “Shqetësim polarizimi politik dhe diskursi konfrontues”, PE miraton rezolutën për Shqipërinë
- 14:42 PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
- 14:38 Shoqatat në mbrojtje të mjedisit përshëndesin votimin në PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri
- 14:36 Braho: Vetingu nuk është imunitet, gjyqtarët dhe prokurorët mbeten nën vëzhgimin e SPAK
- 14:27 Parlamenti Europian miraton ligjin e ri për deportimin e emigrantëve
- 14:21 Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare