Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit

18 Qershor 2026 | 10:21

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 53-vjeçari Luan Çota, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur disa ditë më parë në fshatin Funarës të Librazhdit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të qendrës së fshatit, në Njësinë Administrative Orenjë, kur automjeti me të cilin udhëtonte viktima doli nga rruga dhe u përplas me pemët anës saj.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti drejtohej nga Besnik Laçku, i cili dyshohet se humbi kontrollin e automjetit gjatë lëvizjes.

Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në mjet mbetën të plagosur, ndërsa 53-vjeçari mori dëmtime të rënda dhe u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit, më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga verifikimet e kryera pas aksidentit, policia ka konstatuar se drejtuesi i automjetit dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.

Ai është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në Devoll, ku janë kryer kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës...
11:39 | 18/06/2026

Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, priti në një takim Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Drejtues i...
11:29 | 18/06/2026

Tensione në seancën për Metën, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati i ish-presidentit

Pas tensioneve të Ilir Metës me gjyqtarin e çështjes, Erion Bani, debatet kanë vijuar përsëri në këtë seancë të radhës në themel për ish-presidentin. Gjykata...
11:08 | 18/06/2026