Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie

19 Qershor 2026 | 14:28

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka vendosur masën e sigurisë dhe ka caktuar masën “Arrest në shtëpi” ndaj Ilir Selmanit. Ai akuzohet si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e të pandehurit duke konstatuar humbjen e fuqisë së masës “Arrest në burg” për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit.

Në njoftim bëhet me dije se Selmani do të lirohet mënjëherë dhe do të shoqërohet për në banesë për ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

“VENDOSI: Pranimin e kërkesës, konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurin I.S të lidhur me masën e sigurimit “Arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr. 145 datë 10.10.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, verifikuar me vendimin nr.43 datë 17.04.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit I.S  duke urdhëruar të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në rrugën “*”, banesë private, nr. * Tiranë.

Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi me anë të mbikëqyrjes së pa ndërprerë të qëndrimit në banesë të të pandehurit I.S.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.S dhe shoqërimi i tij për në banesë për ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditësh nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.  U shpall në Tiranë, sot më datë 19.06.2026”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona

Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në...
15:41 | 19/06/2026

Shtyhet seanca në Gjykatën Administrative për çështjen mes Veliajt dhe Dados

Seanca e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku përballen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurori Ols Dado, nuk është...
15:23 | 19/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026