Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

19 Qershor 2026 | 21:20

Një foshnjë tre-muajshe është gjetur e vdekur në Gjermani, më pak se 24 orë pasi u rrëmbye nga karroca jashtë shtëpisë së tij, në një rast që ka tronditur rajonin jugperëndimor të Baden-Wurttemberg dhe është nën hetim të plotë policor, raporton “Welt”.

Sipas autoriteteve policore, foshnja dyshohet se është rrëmbyer nga një person i panjohur ndërsa ndodhej në karrocë jashtë shtëpisë, pasi nëna e tij 37-vjeçare ka deklaruar se e kishte lënë për disa minuta në trotuar, ndërsa ngjitej në katin e dytë për të marrë pazaret.

Ajo u tha autoriteteve se, pasi ishte kthyer nga pazari, e kishte lënë përkohësisht foshnjën jashtë banesës për të marrë çantat, por kur zbriti sërish poshtë, fëmija kishte humbur. Menjëherë është nisur një operacion i gjerë kërkimi në zonë, me përfshirjen e policisë, qenve nuhatës dhe dronëve.

Të premten pasdite, më pak se 24 orë pas rrëmbimit, trupi i një foshnje u gjet pranë një përroi të lumit Rankbach, që kalon në zonë. Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për foshnjën e zhdukur, ndërsa procesi zyrtar i identifikimit është në vijim.

Gjyshja e foshnjës, duke folur për gazetën gjermane “BILD”, ka treguar se nëna kishte dalë për pazar dhe ishte kthyer me çanta, përpara se të ngjitej në banesë. Policia po heton të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë që nëna dhe foshnja të jenë ndjekur gjatë kthimit nga dyqanet, rreth 15 minuta larg banesës.

Sipas raportimeve lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa zhdukja është raportuar rreth orës 23:30. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se fëmija u la për një kohë të shkurtër pa mbikëqyrje dhe se “një person i panjohur e mori nga karroca dhe u largua me të”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale

Zyrtarë të lartë iranianë sinjalizuan të premten se Gaza Strip mund të zërë një rol më të rëndësishëm në përpjekjet rajonale për paqe dhe siguri,...
22:11 | 19/06/2026

Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po mban një “qasje fleksibile” ndaj Kubës, duke pretenduar se Havana është e interesuar të...
22:07 | 19/06/2026

Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

Zvicra planifikon të ndalojë shfaqjen publike të simboleve naziste, me një projektligj që po diskutohet në parlament që nuk do të zbatohet vetëm për objektet,...
20:48 | 19/06/2026