Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)

20 Qershor 2026 | 16:47

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga policia kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Në njoftim raportohet se policia kufitare konstatoi një skaf me turistët që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike.

Policia kufitare ndërhyri duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.

“Ksamil/U rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas. Shërbimet e Njësisë Speciale Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg. Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Marshimi i qytetarëve dhe aktivistëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë ka nisur më herët se sa ishte parashikuar, ndërsa protestuesve u janë bashkuar...
19:06 | 20/06/2026

Rama publikon fotot: Dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën në protestë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka dalë më një reagim lidhur me protestën që pritet të nisë për pak çaste para Kryeministrisë....
19:04 | 20/06/2026

Me flamuj kuq e zi, mbërrijnë në protestë shqiptarët nga diaspora (VIDEO)

Pak minuta na ndajnë nga startimi i ditës së 21 e protestës kundër ndërtimit në Zvërnec. Shumë emigrantë nga diaspora kanë mbërritur këtë të shtunë...
18:54 | 20/06/2026