Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas protestës së së shtunës të zhvilluar në Tiranë, duke thënë se kreu i qeverisë e ka përjetuar atë si një “Vaterlo personale”.
Përmes një videomesazhi, Berisha u shpreh se protesta e qytetarëve, rinisë dhe diasporës përbën një moment historik, ndërsa sipas tij Rama e ka përjetuar atë si një disfatë të rëndë politike dhe i kërkoi kreut të qeverisë të largohet sa më parë.
“Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike.
Sipas kreut të PD-së, protesta e zhvilluar para Kryeministrisë dhe pjesëmarrja e lartë e qytetarëve tregojnë nivelin e pakënaqësisë ndaj qeverisë.
“Edi Rama duket se protestën e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimin e ngjeshur të Kryeministrisë e ka përjetuar si Vaterlonë e tij. Ky gjysmë i prishur nga protesta epike e gjysmë milioni shqiptarëve të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut, në fakt kërcënoi protestuesit me masakra dhe me përgjakje”, u shpreh Berisha.
Duke iu referuar krahasimeve letrare të përdorura nga Rama, Berisha e krahasoi kryeministrin me personazhin Tenardie të Viktor Hygoit.
“Një lloj si Tenardie, Edi Rama vjedh dhe ka vjedhur këtë kohë popullin më të varfër. Ka vjedhur votën, fondet publike, ilaçet e të sëmurëve, pasuritë publike dhe shpresën e shqiptarëve”, tha ai.
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
- 16:00 Rama reagon për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën në Tiranë: Po dëmtohet imazhi i tyre
- 15:34 Aktivistë të VV në protestë? Nurellari: Fakenews! Përdorën edhe tifozët
- 14:44 Goditje e madhe në El Salvador, sekuestrohen 6.68 ton kokainë me vlerë 167 milionë dollarë
- 14:39 Presidenti iranian: Nuk synojmë bombën atomike, por nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit
- 14:05 Analisti: Presidenti të shkonte në shesh dhe të dëgjonte protestuesit
- 12:55 Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)