Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë

21 Qershor 2026 | 17:21

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai ironizoi zërat brenda PS-së që flasin për një “Shqipëri të Re”.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se brenda partisë ka “disa shpirtra të humbur” që kërkojnë një Shqipëri të re, duke shtuar me ironi se pret prej tyre një draft konkret, por se ka frikë që ai nuk do të vijë kurrë.

Një ditë më pas, Spiropali duket se i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku rithekson idenë e “Marrëveshjes së Re për Shqipërinë” dhe nevojën për reformim të Partisë Socialiste.

“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane”, shkruan Spiropali.

Ajo thekson se për të arritur këtë objektiv, Partia Socialiste duhet të gjejë forcat për t’u vetëpastruar dhe për t’u bërë më dinamike e më demokratike.

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, shprehet ajo.

Në fund të reagimit, Spiropali nënvizon se ndryshimi i vendit nis nga ndryshimi i vetes dhe i forcës politike që qeveris.

“Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, përfundon ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën në Tiranë: Po dëmtohet imazhi i tyre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel lidhur me protestën që po zhvillohet prej 21 ditësh në Tiranë, duke ndarë në rrjetet sociale postimin...
16:00 | 21/06/2026

Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas protestës së së shtunës të zhvilluar në Tiranë, duke thënë...
14:08 | 21/06/2026

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej protestuesve mëngjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026