Rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh, punohet për pastrimin e rrugës

22 Qershor 2026 | 19:52

Një rrëshqitje dherash është regjistruar paraditen e së hënës në aksin nacional Maliq–Gramsh, në afërsi të zonës së njohur si Shkëmbi i Dobërçanit.

Sipas informacioneve paraprake, rrëshqitja është shkaktuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë prej disa orësh juglindjen e vendit, duke sjellë shembje dherash në segmentin rrugor.

Menjëherë pas konstatimit të situatës, në terren kanë ndërhyrë mjetet e Bashkisë Maliq, si dhe firma nënkontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, të cilat po punojnë për pastrimin e inerteve dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka diskutuar në Now lidhur me deputeten Marjana Koçeku dhe largimin e saj nga PS, duke theksuar se...
21:46 | 22/06/2026

Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi, fermerët afat deri në 26 qershor

Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në...
20:41 | 22/06/2026