Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Do krijohet rezerva strategjike e naftës

23 Qershor 2026 | 17:54

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se projekti lidhet me ambicien e qeverisë për të krijuar një operator të ri modern në tregun e hidrokarbureve, i cili do të ketë edhe një rol rregullues në funksion të interesit të konsumatorëve.

“Dua të kujtoj se kohë më parë në fillimet e këtij mandati të ri, kemi ndarë me publikun ambicien për të krijuar një forcë të re në tregun e hidrokarbureve, një operator modern dhe dinamik që të bëjë edhe rolin e një rregullatori të tregut në funksion të mundësive më të mira për konsumatorin. Gjatë rrugës, na u shfaq një krizë shumë domethënëse që përsëri vuri në diskutim çështjen e rezervave strategjike të naftës që ne i kemi, sigurisht, të rregulluara me një kuadër ligjor. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh pikërisht këtë marrëdhënie të veçantë strategjike me Italinë dhe raportin e afërt të bashkëpunimit me Eni që është një gjigant global në tregun e hidrokarbureve, por njëkohësisht potencë e madhe që ka edhe prezencën e vet në Shqipëri”, tha ai.

Sipas Ramës, operatori i ri do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervave strategjike të naftës, duke bërë që vendi të jetë më i përgatitur për t’u përballur me kriza të mundshme në të ardhmen.

“Folëm për një bashkëpunim strategjik me krijimn  e këtij operatori të ri që do të marrë përsipër edhe krijimin e rezervës strategjike të naftës. Shqipëria s’do të ketë më asnjë dilemë për çfarëdo krize që vjen përpara. Kemi nisur një proces dialogu që na ka sjell sot në firmosjen e këtij hapi të parë në zyrtarizimin e procesit të kompanisë”, tha Rama.

Ai bëri të ditur se procesi i bashkëpunimit me kompaninë italiane ka hyrë tashmë në një fazë konkrete dhe se synimi është që regjistrimi i kompanisë së re të përfundojë përpara muajit gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit

Edhe pse sezoni veror 2026 sapo ka nisur dhe ende nuk ka arritur në kulmin e tij, vetëm në javën që lamë pas tre fëmijë...
19:15 | 23/06/2026

Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë në...
19:13 | 23/06/2026

Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë

Policia Kufitare e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë këtë të martë pasdite në Velipojë një shtetasi që kishte mbetur në det si pasojë e...
18:57 | 23/06/2026