Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane. Në fokus të këtij eventi ishte sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe roli i bashkive në këtë proces.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh tani është e mundur që të pastohen qytetet nga fijet e kabllove të cilat sipas tij pjesa më e madhe e tyre janë jashtë funksionit. Ai theksoi ndër të tjera së në muajin korrik do të prezantojnë një nismë të re lidhur me ujësjellës kanalizimet teksa theksoi se do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse.
“Është tani e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga ato fije plastike merimangash të një kohe që ka pasur pasojat e veta në vazhdën e një zhvillimi që ishte i domosdoshëm. Siç tregon edhe inventari, një pjesë e këtyre kabllove janë pa funksion si një shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes.
Përfitoj nga rasti të ndaj edhe një tjetër nismë të një përmase shumë të madhe të shtrirë me natyrë strategjike për komunitetet, të cilën do ta lançojmë në një konferencë të pushtetit vendor në 10 ditëshin e parë të korrikut.
Bëhet fjalë për programin e ri kombëtar të rilindjes urbane 2.0. Një program që po përgatitet nga institucionet dhe në dialog me bashkitë nën kujdesin e ministit Demo. Është një program që synon të adresojë disa elemente që ka ardhur koha të marrin një drejtim shterues.
Të adresojë pjesët e mbetura të sistemit te painvestuara të cilat ndryshe nga çfarë hidhet e spërdridhet ne diskursin e përditshëm negativ, janë në fakt më pak sesa pjesë të investuara në sistemin ujësjellës kanalizimeve.
Programi do të adresojë nevojën për një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe për ti dhënë përgjigje edhe nevojave te mbetura te paadresuara nga segmetet ende të munguara të rrjetit ujësjellës kanalizime.
Së dyti, do të adresojmë nevojën për të çuar në një nivel tjetër transportin urban dhe interurban. Pika më e dobët është transporti i sezonit të pikut kur bëhet shumë e vështirë për turistët dhe vizitorët të lëvizin me mjete të transportit publik”, tha ai ndër të tjera.
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Gjyqi në GJKKO, avokati Cakrani: CEZ-DIA është lobuar për të goditur Metën, në 2009 nuk ka qenë funksionar
Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
- 12:48 Ministri Saar: Hezbollahu ka lëshuar mbi 7,000 raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga marsi
- 12:43 Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 12:42 Rama shpërndan postin e përfaqësuesit të AAK-së: Flamingoja kërkon rehati. Shqiponja kërkon horizont.
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës