Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)

25 Qershor 2026 | 12:59

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tyre erdhi gjatë operacionit “Vigjilenca 3” ku u kapën në flagrancë në fshatin Skuraj, vend ku ishin kultivuar bimë narkotike.

Të arrestuarit janë identifikuar si 25-vjeçari, Alfons Halili dhe 19-vjeçari Seldi Tafa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe sende të tjera. Bimë narkotike Cannabis Sativa që i zbuluan gjatë operacionit u asgjësuan nëpërmjet djegies.  

“Kurbin/ Finalizohet operacioni i koduar “Vigjilenca 3”, goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.  Arrestohen 2 autorët e dyshuar të rastit, të cilët u kapën në flagrancë në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike, në fshatin Skuraj. 

Në kuadër të kontrolleve intensive që po zhvillohen në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin e koduar “Vigjilenca 3”.

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Skuraj, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.  

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë, në vendin ku ishin kultivuar këto bimë, dhe arrestuan shtetasit A. H., 25 vjeç, dhe S. T., 19 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.  

Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Lezhë.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet

Një nga problemet kryesore të “shtëpisë pa çati”, bujqësisë, në juglindje të vendit është prodhimi i cili dëmtohet për shkak të kushteve klimaterike, breshërit apo...
15:36 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026