“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

28 Qershor 2026 | 10:23

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individë, organizata dhe aktorë jashtë vendit, të cilët sipas tij synojnë të nxisin kaos dhe zemërim në shoqëri.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama tha se e kupton shqetësimin e qytetarëve, por theksoi se problemet e tyre nuk duhet të shfrytëzohen nga grupe që, sipas tij, nuk janë të interesuara për zgjidhje.

“E kuptoj që, kur gjëja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por nga ana tjetër nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë ta ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, pas protestave qëndrojnë njerëz dhe organizata që përfitojnë nga situatat e tensionuara dhe nuk kanë interes që problemet të marrin zgjidhje.

“Janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve. Janë njerëz, organizata dhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Ata nuk kërkojnë zgjidhje. Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan ta mbajnë gjallë zemërimin”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar situatës në kryeqytet, Rama shtoi se Bashkia e Tiranës nuk po funksionon normalisht, duke e lidhur këtë me faktin se kryetari i saj ndodhet në burg.

“Bashkia nuk funksionon ashtu siç duhet. Kryetari është marrë në burg”, përfundoi kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas

Një 31-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Black 2”, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me armë...
10:20 | 28/06/2026

Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik

Kryeministri Edi Rama ka komentuar polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të nxitura nga keqinterpretimi...
10:03 | 28/06/2026