Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
30 Qershor 2026 |
10:00
Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali tha në një deklaratë për mediat teksa hynte në Kuvend se puna për draftin për Shqipërinë e re po vijon.
Spiropali theksoi se mbetet pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se fokusi kryesor është puna për të ardhmen e vendit.
“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë dhe do të jem. Në PS duhet të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë; e kanë bërë këtë historikisht dhe po e bëjnë edhe sot”, deklaroi Spiropali.
E pyetur nga Euroneës Albania nëse në hartimin e këtij drafti po bashkëpunon edhe me figura të tjera të Partisë Socialiste, si Ditmir Bushati, Spiropali nuk dha një përgjigje.
Lajme të Sugjeruara
Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit. Automjeti i zëvendësministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit. Nga pamjet...
Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
Seanca e së martës në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, lidhur me...
Rama vizitë në Vlorë për marrëveshjen mbi prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman
Kryeministri Edi Rama është ndalur përgjatë kësaj të marte në Vlorë. Rama vizitën e parë në qytetin bregdetar e ka zhvilluar në Orikum, ku në...
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit