Salianji: Kandidatët e PD do të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e arritur më 25 prill
Ervin Salianji, deputet i zgjedhur për Partinë Demokratike në Qarkun e Korçës, gjatë një interviste për Euronews Albania shprehet se të gjithë kandidatët e PD për deputetë në zgjedhjet e 25 prill duhet të vlerësohen për rezultatin që kanë marrë.
Me këtë, z. Salianji iu referua votave personale por edhe rezultatit të përgjithshëm që PD ka arritur përballë Partisë Socialiste.
“Të gjithë kandidatët për deputetë duhet të vlerësohen për rezultatin që kanë pasur në zonat e veta, po padiskutim dhe rezultati përballë PS, sepse është pasur një përgjegjësi politike në raport me siglën”, deklaroi ai.
Sipas z. Salianji analiza brenda PD për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare mbyllet më 10 korrik, për të shkuar më pas në zgjedhje për Këshillin Kombëtar më 17 korrik. Por, z. Salianji shtoi se PD nuk e ka problem meritokracinë.
“Nuk e ka PD meritokracinë si problem. Ndihem i vlerësuar për kontributin që kam dhënë ndër vite, por edhe për kontributin në Qarkun e Korçës duke marrë një numër të konsiderueshëm votash edhe personale dhe rritje për PD”, tha ai duke krahasuar diferencën mes rezultatit të 2013 dhe 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
- Salianji: Kemi prioritet absolut partneritetin me SHBA, për Berishën kemi kërkuar prova
- SHBA shpall non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij
- Ish-kryeministri Sali Berisha padit për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken
- Historiku i marrëdhënieve mes SHBA dhe ish-kryeministrit Berisha
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk