Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori

1 Korrik 2026 | 13:29

Një gazetar është dhunuar mesditën e së mërkurës në rrugën “Çamëria”, ku dyshohet se është goditur me grusht për motive të dobëta.

Shtetasi me iniciale I. D. është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi R. S., i cili është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa në kuadër të hetimeve është sekuestruar edhe automjeti i përdorur nga i dyshuari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026

Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)

Breshëri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës, në Bashkinë e Elbasanit, duke prekur veçanërisht sektorin e pemëtarisë dhe bujqësisë. Sipas informacioneve paraprake,...
13:41 | 01/07/2026