Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin për vrasjen e dhëndrit të tij, Kudret Saliaj.
Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar që çështja të rigjykohet nga një tjetër trupë gjykuese e Apelit. Vendimi u mor pas rekursit të paraqitur nga avokati Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së 4 qershorit 2021. Në rekurs, Cama kërkonte që edhe Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit dhe ish-bashkëshortja e viktimës, të shpallej fajtore për bashkëpunim në vrasje.
Në vendimin e Apelit të vitit 2023, Mexhit Picari u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Dhurata Saliaj me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të krijimit të kushteve për kryerjen e vrasjes. Gjykata rrëzoi akuzën ndaj saj për bashkëpunim në vrasje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 4 qershorit 2021, në një lokal pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Sipas hetimeve, Mexhit Picari vrau me armë zjarri 41-vjeçarin Kudret Saliaj, vetëm pak minuta përpara zhvillimit të seancës së pestë gjyqësore të procesit të divorcit mes tij dhe Dhurata Saliajt.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, i cili ndodhej në të njëjtën tavolinë, por arriti t’i mbijetojë plagëve.

Viktima Kudret Saliaj
Sipas dosjes hetimore, motivi i krimit lidhej me konfliktin mes ish-bashkëshortëve për kujdestarinë e tre fëmijëve, të cilët, sipas vendimeve gjyqësore, duhej të takoheshin me nënën në praninë e një psikologe. Vendimi i Gjykatës së Lartë rikthen tashmë çështjen për shqyrtim të ri në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese.
Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit