Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

2 Korrik 2026 | 21:59

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 33 ditësh protestë duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, ata mbrëmjen e sotme marshuan drejt Komisariatit nr.3 aty ku po mbahen protestuesit e arrestuar pas tensioneve të regjistruara në protestën e kësaj të enjte para Parlamentit.

“Lironi çunat”, dëgjohen ata duke thirruar një zëri.

Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre. Marshimi zakonisht zgjat deri pak para mesnatës ndërsa mbrëmjen e sotme ende nuk dihet sesi dhe sesa do të zgjasë ky marshim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026