Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

3 Korrik 2026 | 13:17

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u shty për shkak të mungesës së avokatit të tij mbrojtës, Plarent Ndreca.

Sipas kërkesës së paraqitur nga mbrojtja, avokati Ndreca kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se fëmija i tij është i sëmurë dhe i shtruar në spital.

Gjatë seancës, Veliaj deklaroi: “Mua më duhet ndihmë juridike”.

Kryebashkiaku tentoi të paraqiste dy konstatime para gjykatës, por gjyqtari nuk e lejoi, duke sqaruar se procedura nuk e lejon vijimin e seancës në mungesë të mbrojtësit ligjor. Edhe vetë Veliaj kërkoi shtyrjen e seancës.

Në përfundim, Gjykata Administrative vendosi ta shtyjë seancën për më 24 korrik, në orën 09:00.

Deklarata e Veliajt ne gjykate:

I nderuar trup gjykues,

Dje u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili konstatoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar në mënyrë kushtetuese proporcionalitetin e masës së paraburgimit në raport me mandatin tim si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, si dhe nuk kishte trajtuar në mënyrën e duhur pretendimet për cenimin e dinjitetit tim nga mbajtja në kabinën e xhamit. Për më tepër, një nga gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese ka arritur në përfundimin se, bazuar në provat e administruara, nuk rezulton të jetë arritur as standardi kushtetues i dyshimit të arsyeshëm se kam kryer vepër penale.

Këto nuk janë pasoja abstrakte. Unë ndodhem prej 16 muajsh në paraburgim dhe vetë Gjykata Kushtetuese ka evidentuar mangësi serioze kushtetuese në mënyrën se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime.

Pikërisht për këtë arsye, ky gjykim administrativ ka një rëndësi që shkon shumë përtej personit tim apo personit të z. Olsi Dado. Ky nuk është një proces për emra të përveçëm. Ky është një proces për të përcaktuar nëse një person, ligjshmëria e emërimit të të cilit vihet seriozisht në diskutim, mund të ushtrojë kompetenca që ndërhyjnë deri në kufizimin e lirisë së një qytetari, në cenimin e dinjitetit të tij dhe në pamundësimin e ushtrimit të një mandati të fituar drejtpërdrejt nga vullneti demokratik i qytetarëve të Tiranës. Në thelb, kjo çështje prek vetë besimin te shteti i së drejtës dhe te demokracia kushtetuese.

Për këtë arsye, po e vë në dispozicion të Gjykatës vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, si një zhvillim me rëndësi të drejtpërdrejtë për këtë proces.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bylykbashi: Senati amerikan kërkon hetim për trafikun e drogës në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi këtë të premte gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve se Kongresi Amerikan po kërkon një hetim ndaj fenomenit...
12:33 | 03/07/2026

Braho: Metodat janë sofistikuar, krimi i organizuar gjithnjë e më kompleks

Kreu i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se krimi i organizuar po bëhet gjithnjë e më kompleks për shkak të sofistikimit të metodave të veprimit, përhapjes...
11:57 | 03/07/2026

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026