Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

3 Korrik 2026 | 15:06

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Centerave, pasi dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar 50 milion euro.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Të njëjtat burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se Granit Pepnika është arrestuar sapo ka dal nga vila e tij në Drimadhes. Në rrugë operative policia e Vlorës ka patur informacion mbi vendndodhjen e tij dhe e ka mbajtur në vëzhgim.

Në momentin kur po dilte për të shkuar për të pushuar e kanë arrestuar. Operacioni është finalizuar nga Operacionalja e Policisë së Vlorës. Granit Pepnika nuk ka patur kohë të reagojë dhe nuk ka bërë rezistencë.

Operacioni është në zhvillim e sipër pasi janë evidentuar dhe disa sende të tjera të kundra ligjshme të cilat do të jenë pjesë e hetimit.

Sipas dosjes hetimore, skema funksiononte përmes call centerave të organizuar në mënyrë profesionale, ku operatorët komunikonin në gjermanisht, italisht dhe anglisht me qytetarë europianë.

Ata prezantoheshin si këshilltarë financiarë apo përfaqësues platformash investimi dhe u premtonin personave fitime të mëdha nga investimet në bursë, kriptovaluta apo tregje financiare.

https://euronews.al/video-momentet-kur-policet-me-rroba-plazhi-arrestojne-ne-dhermi-granit-pepnikajn-e-call-center-ave
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave

Këto janë pamjet kur kapet “bosi” i call center-ave Granit Pepnika në Drimadhë, gjatë një operacioni të Policisë së Vlorës, ku efektivët e veshur me...
17:06 | 03/07/2026

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026