Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
Rreth 80 milionë raste infertiliteti te gratë pritet të regjistrohen në mbarë botën deri në vitin 2036, një rritje me gati 50% krahasuar me vitin 2023. Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore The Lancet tregon se rritja më e madhe pritet te gratë e moshës 35 deri në 49 vjeç, veçanërisht në grupmoshën 35–39 vjeç.
Sipas kërkuesve, një nga arsyet kryesore është shtyrja e mëmësisë në mosha më të mëdha. Me kalimin e viteve, ulen rezervat e vezëve dhe aftësia e tyre për t’u fekonduar, rritet rreziku i abortit dhe ulen shanset e suksesit edhe për trajtimet e riprodhimit të asistuar.
Studimi analizoi të dhëna nga projekti “Barra globale e sëmundjeve 2023”, që përfshiu 204 vende dhe rajone nga viti 1990 deri në vitin 2023. Studiuesit, kryesisht nga Kina, zbuluan se rritja më e madhe e infertilitetit është vërejtur në vendet më të zhvilluara, por fenomeni po përhapet edhe në vendet me të ardhura mesatare dhe në zhvillim.
Ekspertët thonë se faktorë si martesa dhe vendimi për të pasur fëmijë në një moshë më të madhe, dëshira për shtatzëni në fund të viteve 30 dhe fillim të viteve 40, si dhe ndërgjegjësimi më i madh për problemet e fertilitetit, po rrisin numrin e çifteve që kërkojnë ndihmë.
Megjithatë, në shumë vende trajtimet dhe testet e fertilitetit mbeten të kushtueshme dhe jo gjithmonë të aksesueshme. Specialistët theksojnë se infertiliteti nuk është vetëm një problem i grave. Rreth një në gjashtë persona në botë përballet me të gjatë jetës, ndërsa 8 deri në 12 për qind e çifteve në moshë riprodhuese hasin vështirësi për të pasur fëmijë.
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
Task-forca zbret në plazhet e Pogradecit, kontrolle për zaptimin e bregliqenit
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm