Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës

8 Korrik 2026 | 12:47

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të në rajonin e Lindjes së Mesme. Kallas në reagimin e saj theksoi se sulmet po i ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

“Shkëmbimi i zjarrit midis SHBA-së dhe Iranit po i ndërlikon më tej bisedimet tashmë të tensionuara për t’i dhënë fund luftës. Sulmet e Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit janë të papranueshme”, shkroi Kalas në një postim në platformën X.

Të hënën e ardhshme, ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen me homologët e tyre të Gjirit për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ruajtur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Kuq.

Ushtria amerikane ka nisur një valë të re sulmesh kundër Iranit dhe ka revokuar një licencë që i lejonte Iranit të shesë naftë, pasi tre tankerë u sulmuan me raketa në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) tha se linjat ajrore nuk duhet të operojnë në hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut, për shkak të tensioneve të vazhdueshme dhe veprimeve të mundshme të mëtejshme ushtarake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan këtë të martë Deklaratën e Samitit të Ankarasë, ku riafirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të...
15:02 | 08/07/2026

8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE

Në një goditje të madhe për përpjekjen e Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, ambasadorët e BE-së që u mblodhën në Bruksel të mërkurën...
14:50 | 08/07/2026

Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë

Presidenti amerikan, Donald Trump këtë të mërkurë nga Ankaraja u tha aleatëve të NATO-s se do që t’a mbajë SHBA-në në aleancë. Kjo deklaratë e...
14:41 | 08/07/2026