Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

8 Korrik 2026 | 15:45

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Tiranë.

Përmes një videoje të publikuar nga Turqia, me delegacionin shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara, Rama tha se Shqipëria do të jetë mikpritëse e takimit të ardhshëm të liderëve të Aleancës.

“Po si thanë, nuk do të bëhet samiti në Shqipëri? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, tha kryeministri Rama.

Vendimi për zhvillimin e samitit të radhës në Shqipëri u njoftua më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026

Miratohet Deklarata e Ankarasë: NATO shpall mbi 50 miliardë dollarë prokurime të reja ushtarake

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s miratuan këtë të martë Deklaratën e Samitit të Ankarasë, ku riafirmuan angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të...
15:02 | 08/07/2026