Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar
Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliç, ka dhënë dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit, duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare në krye të “Vatrenëve”, njoftoi Federata Kroate e Futbollit.
Vendimi i Daliç vjen pas eliminimit të Kroacisë nga Kupa e Botës 2026, ku u mposht 2-1 nga Portugalia në fazën e 1/16-ve të finales.
Nën drejtimin e tij, Kroacia përjetoi periudhën më të suksesshme në historinë e saj. Daliç udhëhoqi ekipin drejt finales së Kupës së Botës në vitin 2018 dhe fitoi medaljen e bronztë në Botërorin e vitit 2022.
Federata Kroate e Futbollit e cilësoi largimin e tij si fundin e një kapitulli të rëndësishëm, duke vlerësuar trashëgiminë e lënë nga trajneri 59-vjeçar, i cili sipas saj arriti të bashkojë ekipin dhe të fitojë respekt të madh brenda dhe jashtë vendit.
“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë lojtarët, bashkëpunëtorët, Federatën dhe mbi të gjitha tifozët. Ishte nderi më i madh i jetës sime të drejtoja kombëtaren kroate. Kemi përjetuar momente të paharrueshme së bashku dhe jam krenar për gjithçka që kemi arritur”, deklaroi Daliç pas largimit.
Federata kroate e falënderoi trajnerin për përkushtimin dhe sukseset e arritura, duke e cilësuar si trajnerin më të suksesshëm në historinë e përfaqësueses. Ndërkohë, ajo bëri të ditur se së shpejti do të nisë procesin për emërimin e pasardhësit të tij.
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës